E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, keqbërësit 'Arsen Lupen' grabisin 40 000 euro

NISË - Një tjetër maksigrabitje bizhuterish në Cote D'Azur, në jug të Francës, në më pak se një javë nga supergrabitja e gurëve të çmuar me një vlerë prej të paktën 100 milionë eurosh në Kanë.

Grabitësit me stilin e Arsen Lupenit janë rikthyer kështu në skenë me një tjetër vepër. 

Këtë herë ata kanë kryer një grabitje në prestigjozin ''Grand Hotel'', në Saint-Jean-Cap-Ferrat, rajon mes Nisës dhe Monakos, ku kanë marrë një sasi bizhuterish me vlerë 40 000 euro.

Një pjesë e mirë ishin gurë të çmuar të vendosur në kuti sigurie dhe u përkisnin disa prej klientëve të hotelit, njoftuan burime nga policia lokale.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›