E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti Evropian i Tiranës, me një program të ri Master

Universiteti Evropian i Tiranës nis në muajin mars programin më të ri Master professional në degën e Menaxhimit e Qeverisjes së Korporatave.

Prezantimi i këtij specializimi që do të hyjë në përdorim shumë shpejt, është bërë në një konferencë të organizuar me këtë rast. Rektori Adrian Civici u shpreh se kjo degë është një prej mënyrave për tu përshtatur me tregun e punës në Shqipëri. Sipas tij leksionet për menaxhimin e korporatave i japin mundësi studentëve të jenë më të aftë në fushën e drejtimit.

UET e realizon këtë master në bashkëpunim me IFC, pjesë e Bankës Botërore, si dhe sekretariatin shtetëror zvicerian. Në të do të marrin pjesë pedagogë shqiptarë e të huaj, si dhe do të përdoren metoda moderne të dhënies së leksioneve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›