Perhapet harta e te prekurve 100 raste me virus
Ka shkuar ne 97 numri i te prekurve ne vendin tone nga virusi i njohur si gripi i derrit A/H1N1. Burime zyrtare nga Instituti i Shendetit Publik bejne te ditur se krahasuar me dy dite me pare jane rritur edhe 10 persona te prekur. Po te njejtat burime flasin per nje rritje edhe me te madhe te numrit te te prekurve gjate muajit shkurt ku sipas ISHP-se thuhet se do te njihet si muaji i pikut per kete virus. Por prej afro nje muaji ne laboratoret e Institutit te Shendetit Publik shkojne cdo dite me qindra mostra qe u nenshtrohen ekzaminimeve. Por fatmiresisht po te njejtat burime sqarojne se gjendja e te prekurve nuk eshte kritike per jeten pasi jane vene nen kujdesin e mjekeve ne menyre qe te behet nje sherim i shpejte i ketyre rasteve. Vlore kater raste te reja me virusin A/H1N1. Rastet me gripin e derrave jane shenuar edhe ne rrethe keshtu ne qytetin e Vlores jane prekur 4 persona duke e cuar ne 6 numrin e pacienteve pas rishfaqjes se tij. Autoritetet e shendetesise konfirmojne se aktualisht 2 prej pacienteve te prekur vazhdojne te trajtohen prane repartit te infektivit ne spitalin rajonale. Sipas drejtorit Besnik Elezi pacientet e prekur fatmiresisht jane jashte rrezikut per jeten dhe situata eshte nen kontroll. Edhe pse situata eshte nen kontroll drejtori Elezi bazuar ne rastet qe paraqiten per analizim e konsideron kete nje situate epidemie. Te prekurit me virusin A/H1N1 ne spitalin e Vlores nuk mjekohen vetem me Tamiflu por me nje kompleks medikamentesh likide dhe antibiotike.