E Enjte, 5 Nëntor 2026

Universiteti Teknik i Stambollit në Tiranë, Rama: Marrëveshja e shumëpritur

TIRANË, 10 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama vlerësoi nënshkrimin e marrëveshjes për Universitetin Teknik të Stambollit në Tiranë.

“Sot ne firmosëm disa marrëveshje të gjitha të rëndësishëm, por më e rëndësishmja dhe më e mirëpritura dhe pak si e shumëpritura nga ana jonë ishte firmosja e marrëveshjes për Universitetin Teknik të Stambollit në Tiranë”, tha Rama në deklaratën e përbashkët me presidentin Erdogan.

Kreu i qeverisë theksoi se, “kjo është diçka shumë e rëndësishme në disa aspekte dhe patjetër që është diçka që do të sjellë një hapësirë të re studimesh të larta të nivelit të lartë botëror, pasi Universiteti teknik i Stambollit është i kuotuar në universitetet më të mira të botës, por edhe për një arsye tjetër, sepse është hera e parë në praktikën e Republikës së Turqisë që bën diçka të tillë dhe kjo thjesht dhe vetëm për përkushtimin e Presidentit Erdogan ndaj kësaj marrëdhënieje vëllazërore”.

Ndaj, shtoi Rama, dua ta falënderoj specifikisht për këtë marrëveshje të nënshkruar sot dhe uroj dhe dua të besoj që dhe në implementim njerëzit që do të merren me zbatimin e marrëveshjes do të kenë të paktën gjysmën e energjisë dhe të këmbënguljes së Presidentit se t’i kërkosh ta kenë të tërën është diçka që është jo realiste”.

Deklarata e përbashkët Rama-Erdogan, foto: Florian Abazaj 1 nga 15

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›