Universiteti i Gjirokastrës, më shumë regjistrime se një vit më parë. Fakulteti Ekonomik më shumë prurje

Regjistrimet gjatë raundit të parë në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër kanë rezultuar më të mira se një vit më parë. Nëse vjet gjatë së njëjtës fazë ishin regjistruar 181 studentë, këtë vit ende pa përfunduar raundi i parë shifra e studentëve të regjistruar ka arritur në 225.
Programet bahchelor të Fakultetit Ekonomik rezultojnë më të kërkuarat në Universitetin e Gjirokastrës, ndërsa pasohen nga programet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës e mandej Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore.
Rektor i Universitetit “Eqrem Çabej” Gjirokastër Bektash Mema shton se deri në fund të regjistrimeve pretendojnë jo vetëm tejkalimin e shifrës së studentëve krahasuar me një vit më parë, por edhe nivelit të tyre:
Për tërheqjen e studentëve drejt mësuesisë, ky universitet ka hequr tarifën e shkollimit për këtë program.