E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti i Tiranës, marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave

Nënshkruhet marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Politeknik. Rektori i UT-së Dhori Kule ka deklaruar se në kuadër të kësaj marrëveshjeje do të ketë zhvillime të përbashkëta të projekteve arsimore shkencore, shkëmbim të botimeve të këtyre tre institucioneve, zhvillime konferencash shkencore, shkëmbim informacionesh dhe një sërë projektesh bashkëpunimi mes tre institucioneve .
Kjo marrëveshje hyn në fuqi me nënshkrimin e saj nga titullarët e tre institucioneve , dhe do të zbatohet në afat kohor tre vjeçar , duke filluar nga viti akademik 2009/2010, ndërsa aktivitetet shkencore dhe promovuese do të fillojne menjeherë pas nënshkrimit të marrëveshjes .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›