E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni/ Arrestohen 3 doganierë dhe 58 policë, akuzohen për korrupsion

Policia maqedonase arrestoi 58 efektivë policie dhe tre doganierë të akuzuar për korrupsion në kuadrin e një operacioni të filluar në fund të gushtit, njoftoi sot Ministria e Brendshme maqedonase përmes një komunikate. Policët dhe doganierët e mësipërm janë arrestuar në pikat kufitare Tabanovce (në veri), pranë Serbisë dhe në atë të Qafë-Thanës, vazhdoi i njëjti burim. Personat e arrestuar ishin pjesë e një grupi të organizuar kriminal, që mendohet se drejtohej nga një person i cili u prezantua vetëm me inicialet A.D. dhe me moshë 32 vjeç, shtoi policia.
Falë aktivitetit të tyre kriminal, mendohet që ata të kenë fituar secili 50 deri 150 euro në ditë.
Korrupsioni është një nga problemet e ditës në Maqedoni, që ka fituar që nga dhjetori i vitit 2005 statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Shkupi shpreson që Brukseli do t'u propozojë këtë vjeshtë shteteve anëtare të bllokut europian hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›