E Diel, 1 Nëntor 2026

“Universiteti i dhunës”, Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të protestuesve të maskuar që futen në selinë e Partisë Demokratike, pas përplasjeve me Policinë gjatë tubimit të  kësaj të shtune në Tiranë.

Videon, Rama e ka shoqëruar me një mbishkrim ironik: “Studentët” në Universitetin e Dhunës, e shtunë, 24 tetor ora 15:30.

View this post on Instagram

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Pamjet vijnë në një kohë kur protesta është shoqëruar me tensione, hedhje molotovësh dhe gurësh në drejtim të efektivëve të Policisë dhe institucioneve.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›