VIDEOLAJM/ Momenti kur policia verbon me spraj me piper deputetin Gjin Gjoni
Në protestën e sotme të studentëve kishte të pranishëm edhe eksponentë të Partisë Demokratike, të cilët shprehin solidaritet me të rinjtë. Por në një moment, ka qenë deputeti i PD, Gjin Gjoni, i cili ka pësuar lëndime, pasi është sulmuar me spraj me piper nga forcat e policisë.
Siç shihet edhe në këto pamje, deputeti demokrat po qëndronte paqësisht përballë uniformave blu.
Gjin Gjoni i bën thirrje policisë që të mos hidhet spraj me piper. Madje në një moment ai i paralajmëron se “është deputet, ndaj duhet të kenë kujdes”.
Por uniformat blu nuk e kanë kursyer duke i hedhur spraj në fytyrë. Deputeti i PD, Gjin Gjoni më pas u transportua për në spital për të marrë trajtim mjekësor.