E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti i ri me 7 kate dhe siperfaqe 7500 m2

Durres Ne kete godine te re mendohet te vendosen edhe zyrat e rektoratit

Universiteti Aleksander Moisiu i Durresit do te kete nje godine te re universitare per te plotesuar nevojat ne rritje te tij per auditore dhe rektorat nderkohe qe ne godinen aktuale universitare jo vetem qe mungojne ambientet po edhe baza materiale per studim normal. Aktualisht fakultetet e ketij universiteti jane shperndare ne pjese te ndryshme te qytetit bregdetar duke krijuar veshtiresi per studentet dhe pedagoget per shkak te pamjaftueshmerise ne ambiente qe ofron godina aktuale e konceptuar ne ndertim si shkolle 9-vjecare per zonen e Currilave. Godina e re e shkolles 9- vjecare u pershtat kater vjet me pare ne nje godine universitare ne te cilen me pas u bene shtesa kati dhe anesore po rritja e shpejte e universitetit e ka tejkaluar kapacitetin e ambienteve.

Projekti i ri

Godina e re eshte projektuar si nje objekt pjeserisht me 4 5 dhe 7 kate dhe eshte planifikuar qe te ngrihet brenda territorit te shkolles se mesme sportive Benardina Qeraxhia ne pjesen tjeter te qytetit bregdetar dhe parashikohet te kete nje siperfaqe totale prej 7500 m2. Ne kete godine te re mendohet te vendoset edhe rektorati i ketij institucioni te arsimit te larte ne rast se marreveshja privat-publik nuk do te arrihet per godinen ne afersi te portit detar ku mendohet te vendoset dhe biblioteka e qytetit. Doreheqja e rektorit Agim Kukeli vjeshten e ketij viti e shfuqizoi marreveshjen qe ishte arritur paraprakisht per ambientet ku do te vendosej rektorati. Tashme bisedimet do te kryhen nga rektori i sapozgjedhur Mithat Mema.

Mungesat

Nderkohe studentet e Aleksander Moisiut perballen me mungesen e nje kampusi universitar te centralizuar. Aktualisht ata nuk kane jo vetem konvikte mensa studentore apo ambiente te tjera clodhese por as auditore te mjaftueshme per te studiuar. Ne auditoret e godines aktuale universitare gjendja e pajisjeve logjistike le per te deshiruar. Nderkohe ne laboratoret e kompjuterit ku realizohen lendet qe lidhen me aplikimin e kompjuterit dhe teknologjine e informacionit nje pjese e mire e kompjutereve jane jashte funksionimit dhe studentet nuk mund te praktikojne njohurite e marra gjate leksioneve. Nga ana tjeter jane afro 6 mije studente qe ndjekin 40 programet e studimit ne 6 fakultetet e ketij universiteti dhe nje pjese e tyre i zhvillojne oret akademike ne disa prej shkollave te mesme ne afersi te stadiumit si dhe ne nje godine private te marre me qira ne hyrje te qytetit.

Nderkohe ne mbledhjen e fundit te KRRT-se se bashkise godina e re universitare ka marre miratimin e lejes se sheshit dhe eshte ne pritje te miratimit te lejes se ndertimit qe te nise nga zbatimi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›