E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti udhëzon studentët se si të përdorin banjon

Share

Drejtuesit e universitetit të Swansea në Britaninë e Madhe kanë udhëzuar studentët e tyre se si të përdorin banjon.

Uluni mbi tualet, por mos hipni me këmbë mbi të, thuhet në udhëzimin e parë. Më pas thuhet se duhet të siguroheni që është bërë shkarkimi si duhet. Pastaj thuhet se letrat e tamponët duhen hedhur në kosh dhe jo në tualet, etj. Në fund në udhëzim thuhet se duhet të lajnë gjithmonë duart pasi të mbarojnë punë. Studentët në fillim e kanë marrë si shaka diçka të tillë, por kur kanë mësuar se është serioze, kanë reaguar të zemëruar. Por drejtuesit e universitetit thonë se ka qenë e nevojshme të bëhet një shpjegim i tillë, sidomos për faktin se aty ka studentë nga vende të ndryshme të botës, që kanë diferenca të mëdha kulturore. Diçka e tillë ka zemëruar edhe më shumë studentët. Por drejtuesit e universiteteve e kanë bazuar diku këtë veprim… tek mospërdorimi siç duhet i banjove.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›