E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Me 16 000 euro të padeklaruar në makinë, në hetim 37-vjeçari në Portin e Vlorës

Një 37-vjeçar po ndiqet penalisht nga policia pasi u kap me 16 mijë euro të padeklaruara në portin e Vlorës.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi Indrit Prenga i kishte fshehur lekët në automjetin e tij teksa tentonte të kalonte në Portin e Vlorës.

Policia sekuestroi shumën e parave ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›