E Hënë, 2 Nëntor 2026

Uoker fotografohet duke urinuar në rrugë, bashkëshortja i kërkon

Kajl Uoker mund të gjobitet deri në 150 stërlina pasi është fotografuar përsëri teksa urinonte në rrugët e qytetit të Mançesterit.

34-vjeçari nuk e bën për herë të parë këtë gjest pasi edhe në prillin e 2022-it është fotografuar duke urinuar në muret e një pub-i.

Problemet për Uokerin nuk përfundojnë këtu pasi në ditët e fundit bashkëshortja e tij Anie Kilner i ka kërkuar plot 15 milionë stërlina në mënyrë që të mos i kërkojë divorcin.

32-vjeçarja kërkon gjysmën e pasurisë së lojtarit pasi ky i fundit i ka dhënë atësinë dy fëmijë që ka në lidhje jashtëmartesore me influencerin Laurin Gudman.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›