Ura e Mesit, atraksion për turistët. Të huajt vlerësojnë historinë dhe arkitekturën

Ura e Mesit, monumenti i kulturës me vlera të mëdha historike vijon të tërheqë turistë nga e gjithë bota. Këtë të diel shumë turistë të huaj kishin zgjedhur të vizitojnë urën e Mesit dhe të shijojnë bukuritë natyrore të zonës. Ata vlerësojnë natyrën, atraksionet që ofron Shkodra bashkë me historinë e saj.
“Vij nga Franca, Po, hera e parë në Shqipëri dhe hera e parë në Ballkan. Në fakt, sapo kam ardhur në Shkodër sot, kështu që po e shijoj për, le të themi, katër orë, por gjithsesi, po e shijoj. Për momentin, shkova në xhaminë në qendër të Shkodrës”, u shpreh një turist.
“Jam Martel nga Franca. Vij për herë të parë, Shkodra shumë vend i bukur. Më pëlqen. Mendoj se kjo është ura më e famshme në Shqipëri, dhe shpresojmë të kemi fotografi të bukura me të, kështu që kjo është arsyeja pse jemi këtu”, tha një tjetër turist.
Shpesh turistët shfrytëzojnë vizitën për të mësuar më shumë rreth historisë së rajonit të Shkodrës, pasi ura është pjesë e rrugës së vjetër që lidhte Shkodrën me zonat e malësisë.
Arkitektura dhe historia e saj e krijimit iu jep njerëzve dëshirën për ta vizituar ketë vend, për të bërë foto fantastike dhe t’ua sugjerojnë edhe miqve të tyre për ta vizituar.
Gazetar: M. Rakaj
/rtsh.al/