E Martë, 3 Nëntor 2026

Ura e re mbi Drin – Edhe pak metra prek bregun tjetër, vlerësohet nga sytë kureshtarë

Punimet me intensitet të lartë, po bëjnë të mundur zhvendosjen e urës së re mbi Drin brenda këtyre ditëve, që ishte parashikuar  nga momenti i devijimit të qarkullimit për automjetet që përshkojnë trasenë e rrugës së Kombit.

Procesi i zhvendosjes është në metrat e fundit që Ura të vihet në bazamentin e saj. Që nga momenti kur ka filluar të zhvendoset numri ka qenë i lartë i qytetarëve për ta parë nga ana e sipërme e ndërtesës së turizmit të ri.

Qytetarët e vlerësojnë si një vepër të madhe që do t’i shërbejë Shqipërisë dhe vendeve të tjera.

Përfundimi i kësaj urë shërben për lehtësimin e trafikut, e cila përmban katër korsi si dhe i jep një vlerë më të shtuar qytetit duke ditur që është emërtuar si më të veçantat në rajon e këtë përkufizim e merr nga përmasat gjigande si dhe të gjithë komponentët si konstrukti prej celiku apo edhe harku me kavo pa pikë mbështetëse në mes.

Gazetar: Dashmir Shehu

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›