E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ura e vargjeve", nje vellim i perbashket poetik shqiptaro- grek

Poeti shqiptar Milianov Kallupi dhe ai grek Kristos Tumanidhis, te cilet prej vitesh praktikojne gjinine e haikut ne krijimtarine e tyre, kane publikuar nje vellim te perbashket ne shqip dhe greqisht, te titulluar "Ura e Vargjeve". Haiku, nje gjini poetike qe e ka origjinen ne Japoni, perbehet nga tre strofa dhe i nenshtrohet rregullit te rrepte per te shprehur sa me shume ndjenja e mendime me sa me pak fjale. Kjo gjini e arriti kulmin me Macuo Basioit (1644- 1694). Pas nje periudhe ne renie ne vitet 1901-1903, poeti Masaoka Siki e ngriti perseri haikun ne kulmet e tij, me vellimin poetik "Sjunkasjuto" (Kater stinet e vitit).

Duke iu permbajtur me besnikeri ketij percaktimi, te dy poetet, vellimi i te cileve sapo ka dale ne treg, ia kane arritur qellimit per te paraqitur para lexuesve motivin qe kane paracaktuar nepermjet haikut: lidhjen e urave te miqesise. Ne poezite e tyre Milianov Kallupi dhe Kristos Tumanidhis perdorin shpesh elemente figurative, te marra nga jeta e perditshme. Vetem me 3 vargje, dy poetet japin mjeshterisht kuadro te gjalla, ku dalin ne pah probleme shoqerore qe e ftojne lexuesin te thellohet per te dale ne nje mendim te pavarur, por gjithnje i prire drejt rruges ku te drejton poeti. I shkruar ne dy gjuhe, shqip dhe greqisht, bashkepunimi i frytshem mes dy poeteve karakterizohet nga optimizmi i mbajtjes gjalle te miqesise tradicionale mes dy popujve, sic percillet ne vargjet "ne endrrat tona/ ne pasqyre te artit/sa ngjajme".

Me iniciativen e poetit Milianov Kallupi, ne vitin 2000 ne Elbasan u krijua Klub-Haiku Shqiptar. Ky klub letrar dhe kulturor ka krijuar lidhje me Klub-Haikun Boteror me qender ne Tokio si dhe me simotrat ne Ballkan e Europe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›