E Diel, 1 Nëntor 2026

Te kuqte jane mundur 3-0, nga ekipi gjirokastrit

Jashte kryeqytetit Partizani "duart lart", "zbori" i radhes nga Luftetari

Rezultate interesante, me surpriza dhe qe kane sjelle rivalitet te ashper mes ekipeve kryesuese dhe pretendenteve per t'u ngjitur ne Superiore. Barazimi pa gola ne Lushnje, ne ndeshjen kryesore te javes, si dhe fitorja e Bylisit dhe e Luftetarit, kane vecuar ekipet pretendentet dhe e kane kthyer garen ne krye te kampionatit te Kategorise se Pare, mjaft te forte. Me perjashtim te rezultateve te Partizanit, tre ekipet e tjera qe zbriten ne Kategorine e Pare jane rreshtuar, pas gjashte javeve te para ne pretendente dhe synojne qe ne edicionin tjeter te ngjiten mes me te mirave te futbollit tone. Partizani pesoi nje humbje tjeter ne transferte, madje te thelle, duke treguar serish te njejtat dobesi jashte fushes. Ne tre ndeshje jashte fushes se vet, te kuqte nuk kane mundur asnje pike, madje nuk kane lene gjurme. Dje me Luftetarin, Partizani nuk u perball me sulmet e vendasve, qe arriten te zhbllokonin rezultatin shume shpejt, ne pjesen e pare. Pustina ishte autori i tre golave per gjirokastritet, dy prej te cileve i shenoi ne 45 minuteshin e pare te ndeshjes. Ne Gjirokaster Partizani pesoi humbjen e dyte te thelle, pas asaj 5-0 qe pesoi me Aden. Megjithate, me nente pike, Partizani do te mjaftohet qe te rikuperoje problemin e ndeshjeve jhshte. Ekipi legjendar i kryeqytetit, pavaresisht optimizmit dhe deshires se madhe te tifozeve te shumte, qe deshirojne rikthimin sa me te shpejte te Partizanit, ne eliten e futbollit tone, me kete ecuri do ta kete te veshtire. Ne nje ndeshje tjeter, nje ish-lojtar i Partizanit, Hamzaj shenoi ne fillim te ndeshjes ndaj Sopotit, duke i dhene qetes lojes se Bylisit. Ballshiotet qe drejtohen nga trajneri Ilir Spahiu zhvilluan nje ndeshje racionale dhe shenuan golin e sigurise ne pjesen e dyte. Tre pike per Bylisin, qe vazhdon kryesimin dhe shihet nje nder ekipet pretendente per t'iu rikthyer Superiores. Tjeter fitore e thelle e Ades ne fushen e saj qe konfirmon gjendjen e mire te skuadres velipojase ne fillim te ketij edicioni. Ada mposhti 4-0 Bilisht Sportin, dy jave pasi kishte mundur ne "Loro Borici" edhe Partizanin, me nje rezultat te thelle, 5-0. Ne Lezhe, Beselidhja i hoqi ne minuten e fundit dy pike miqve qe kryesonin me gol te Tanushit, qe prej minutes se 30-te. Beselidhja dhe Burreli ndahen ne paqe, me nga nje pike, qe gjithsesi kenaqi me shume matjanet ne fund te takimit. Turbina fitoi 3-2 me Skraparin, por ndryshe nga rezultati, loja ishte me e mire per vendasit qe e siguruan triumfin brenda 45 minutave te para. Miqte shkurtuan diferencen ne fund te ndeshjes nderkohe qe Kafazi ishte njeriu i ndeshjes, pasi shenoi dy golat e para, te cilet i dhane tre pike te cmuara ekipit cerrikas. Me kete fitore Turbina i ka shpetuar vendit te fundit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›