E Diel, 1 Nëntor 2026

Si e shpetoi poeti prishtinas Mikelanxhelon

Sot ju prezantojme nje liber relativisht te ri. Ka dale nga shtypi vitin e kaluar ne gjuhen franceze por perkthimi ne gjuhen gjermane eshte botuar tani. Autori i tij momentalisht prezanton librin e tij ne qytete te Gjermanise. Fjala eshte per librin Me rrefe per betejat mbreterite dhe elefantet te autorit te ri francez Matijas Enar liber per udhetimet e artistit te madh Mikelanxhelo ne Stamboll kur ai quhej ende Konstantinopoje.

Ne vitin 1506 artisti tashme i njohur Mikelanxhelo shkon ne Konstantinopoje me ftese te sulltan Bajazitit. Ne fakt ai iken nga Papa Julius i dyti i cili pret prej tij qe ti ndertoje varrin qe do ta bente te paharrueshem ne historine e njerezimit. Papa eshte shume koprac dhe e trajton me shume mosperfillje skulptorin dhe arkitektin e madh keshtu se paku e perjeton Mikelanxhelo. Pas shume perpjekjesh te pasuksesshme te bisedoje me Papen dhe ta binde personalisht ate per domosdoshmerine e harxhimeve aq te medha ai gjen strehe ne vendlindjen Firence ku merr edhe ftesen e sulltanit per te shkuar ne Konstantinopoje.

Stambolli atehere ishte krejt tjeter. E quanin Konstantinopoje Hagia Sofia ngrihej madheshtore e vetme ne qytet xhamia blu nuk ishte akoma bregu lindor i Bosforit ishte i zhveshur pazari i madh nuk ishte akoma ai rrjet merimange ku humbasin per tu rjepur turistet nga e gjithe bota. Ajo nuk ishte me perandoria romake dhe ende jo perandoria osmane. Qyteti luhatej ne mes osmaneve grekeve hebrejve dhe latineve e sulltani quhej Bajaziti i dyte e quanin i shenjti besimtari i drejti...
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Hagia Sophia StambollKaq per atmosferen e ketij libri.

Rivaliteti me Leonardo da Vincin

Ne Konstantinopoje sulltani i besoi Mikelanxhelos nje detyre te madhe ndertimin e nje ure te madhe. Por duket se sfida pasionante per gjeniun motivacioni me i forte krahas parave ishte edhe se projekti pararendes i mjeshtrit 20 vjet me te madhe se ai Leonardo da Vincit ishte refuzuar. Dhe me te vertete kendveshtrimi modern mbi Mikelanxhelon zbulon ane te cilat kane mbetur thuajse te panjohura rivalitetin ndermjet tij dhe Leonardo da Vincit i cili beri nje gabim te pafalshem duke mos e vleresuar skulpturen. Pastaj refuzimi i Mikelanxhelos per higjienen trupore sepse ai nuk eshte lare kurre shkruhet ne kete liber. Flinte kryesisht ndenjur sepse si shumices se bashkekohasve te tij te ndenjurit shtrire i kujtonte shume vdekjen.
Mikelanxhelo ka piktuar gjithmone dhe pa u lodhur cdo dite me ore te tera. Dhe ka shkruar por keto shkrime i ishin vetem fjale asociime lista.

Ura qe nuk u ndertua kurre
 
Ne liber shfaqen personalitete te cuditshme Mesihi nga Pristina poet osman dhe sekretar i vezirit me te cilin Mikelanxhelo shoqerohet edhe privatisht. Mesihi eshte nje shkrimtar i vjeter shqiptar i cili ka jetuar nga viti 1470 deri 1512 dhe prezantohej si Pristineli Messih.
Aty eshte edhe kercimtarja/kengetarja androgjene nga Andaluzija me te cilen dashurohet gjeniu. Por ne fakt bukuroshja eshte vrasese gjakftohte e gatshme ta vrase per para me urdher te kundershtareve te Mikelanxhelos te cilet nuk duan qe nje projekt te tille grandioz uren qe lidh lindjen dhe perendimin ta ndertoje nje i pafe.. E shpeton miku poeti nga Prishtina i cili vret qenien mistike gje te cilen Mikelanxhelo nuk mund tia fale.... Nga ky deshperim dhe vuajtje dashurie lind koncepti unik i ures. I ures qe kurre nuk u ndertua. Termeti i vitit 1509 shkaterroi Stambollin dhe pengoi ndertimin e saj.

Dhe ne fund pyetja Perse ky titull Matija Enar thote se e ka frymezuar shkrimtari anglez Kipling te cilin nje njeri i urte ne Indi e kishte keshilluar qe shkrimtaret duhet te shkruajne per beteja per mbreteri dhe elefante... por kurre nuk duhet te harrojne te shkruajne per dashurine.

Autori Matijas Enar ka lindur 1972 ka studiuar persisht dhe arabisht dhe punon ne universitet ne Barcelone. Per kete liber ai ka marre cmimin Gonkurow 2010. Libri eshte perkthyer ne gjermanisht dhe ne serbisht.

Autor Mirjana Veljkovic Khne/Angjelina Verbica
Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›