Uragani Irene u afrohet brigjeve lindore ne SHBA me ere dhe shi

Autoritetet ne zonat me popullsi te dendur te brigjeve lindore te Shteteve te Bashkuara kane filluar evakuimin e vizitoreve nga plazhet dhe pikat e pushimit ne pergatitje per uraganin Irene. Metereologet bene sot nje paralajmerim per rrezikun e goditjes nga uragani per pjesen me te madhe te brigjeve te Karolines se Veriut.
Stuhia e fuqishme goditi ishujt Bahamas me erera shpejtesia e te cilave shkon deri ne 185 kilometra ne ore. Ka patur njoftime per deme masive ne dy prej ishujve jugore te Bahamasit por jo per te plagosur. Guvernoret e Karolines se Veriut Virxhinias dhe Nju Xherzit kane shpallur gjendjen e jashtezakonshme.
Kryetari i Bashkise se New Yorkut Michael Bloomberg u beri thirrje banoreve qe te pergatiten per tu transferuar ne lartesi me te medha pasi disa zona te qytetit mund te urdherohen te evakuohen.
Stuhia pritet te fuqizohet me tej sot dhe te levize nga jugu i brigjeve lindore drejt atyre verilindore te Shteteve te Bashkuara sonte gjate nates.