E Diel, 1 Nëntor 2026

Uragani “Isaias” arrin kategorinë 3, SHBA në gatishmëri për përmbytje dhe dëme të mëdha

Uragani “Isaias” ka rritur fuqinë, duke arritur kategorinë 3 në shkallën me pesë kategori, ndërsa i afrohet jugut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas parashikimeve meteorologjike, stuhia mund të godasë drejtpërdrejt zonat bregdetare gjatë mbrëmjes ose në orët e para të mëngjesit të nesërm. Me erëra të qëndrueshme që arrijnë shpejtësinë 195 kilometra në orë, “Isaias” klasifikohet si uragan i fuqishëm i kategorisë 3 në shkallën “Saffir-Simpson”, bëri të ditur Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA (NHC).
Sipas meteorologëve amerikanë, uragani pritet të prekë tokën në zonat e Floridës, Alabamës ose Misisipit, nga mbrëmja e sotme deri të shtunën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›