E Enjte, 5 Nëntor 2026

Uragani United: 9-0 dhe vendi i parë, bashkë me City-n

Manchester United barazoi rekordin e Premier League për rezultatin më të thellë pasi shkatërroi Southampton me nëntë lojtarë, 9-0 në Old Trafford.

Mesfushori 19-vjeçar i Southampton, Alexandre Jankeëitz bëri atë që nuk duhej të bënte në dëm të Scott McTominay në minutën e dytë të ndeshjes. Arbitri Mike Dean nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të tregonte një karton të kuq të hershëm, dhe United shfrytëzoi avantazhin numerik pa mëshirë për 88 minutat e mbetura.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer nuk vonoi të gjejë rrugën e rrjetës, në fillim me Aaron Ëan-Bissaka dhe më pas me Marcus Rashford. Një autogol i pafat nga Jan Bednarek, duke e kthyer krosimin e Rashford në portën e tijn nga një distancë e afërt,  e bëri 3-0 në 34 minuta, para se Edinson Cavani të siglonte 4-0, që mbylli dhe pjesën e parë.

Zëvendësimet e Cavani dhe Shaë panë që United humbi disi rrjedhshmërinë dhe Southampton u duk se u zgjua, sidomos kur Che Adams përfitoi nga një mbrojtje e ngadaltë për të kaluar David de Gea. Por një rishikim i VAR anulloi gjithçka duke konstatuar një pozicion jashtë loje

Anthony Martial shënoi të pestin në 69’, duke përfituar nga një top i dhënë nga Bruno Fernandes. Dhe McTominay firmosi të gjashtin vetëm dy minuta më vonë. Mbrëmja e tmerrshme për Southampton nuk përfundon këtu, teksa Jan Bednarek ndëshkohet me karton të kuq për një faull ndaj Martial brenda zonës dhe Fernandes nuk fal nga pika e bardhë.

Martial shënoi dhe të tetin, ndërsa Dan James i vuri vulën duke bërë që tabela elektronike të shënojë 9-0.Me këtë fitore, United është ngjitur në kuotën e 44 pikëve, po aq sa City, por që ka dy ndeshje më pak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›