Urbi et Orbi Papa uron edhe ne shqip

Mesazhi tradicional i Krishtlindjeve "Urbi et Orbi" nga ballkoni i bazilikës së Shen Pjetrit në Vatikan, këtë vit ka shkuar për paqen në Lindjen e Mesme, për të krishterët në Kinë dhe në Irak. Papa Benedikti i 16 ka uruar gjithë popujt e botës për paqe dhe mbarësi. Mes urimeve në 65 gjuhët e botës, përfshirë gjuhët që fliten në vendet më të trazuara të botës, edhe ai në gjuhën shqipe.
Benedikti i 16 ka shpjeguar që për të krishterët Krishtlindjet nuk janë vetëm një lajmërim, por një shpresë e re e cila ka nevojë për besim. Me tej ai i është rikthyer paqes në Lindjen e Mesme, duke nënvizuar se në tokën e lindjes së Jezusit, drita e shpresës duhet të frymëzojë izraelitët dhe palestinezët për të gjetur një bashkëjetesë të drejtë dhe paqësore. Benedikti XVI, gjithashtu, ka ftuar edhe të krishterët kinezë të mos e humbasin shpresën, pavarësisht persekutimit të tyre, ndërsa ka kujtuar edhe besimtarët e diskriminuar në Irak.
Papa ka kërkuar që lindja e Krishtit të frymëzojë edhe autoritetet e Italisë që cdo vendim i tyre të merret për të mirën e përbashkët. Mesazhi i Papës ka shkuar si cdo vit, edhe për popujt më të vuajtur të botës, në Darfur e në Bregun e Fildishtë, pa harruar Afganistanin dhe Pakistanin. Mesazhi është dhënë nga ballkoni qendror i basilikës së Shën Pjetrit ndërsa mijëra njerëz ishin mbledhur në shesh, pavarësisht shiut dhe të ftohtit.
Juli Prifti