Afellay prezantohet ne Camp Nou

Në Kamp Nou është dita e Ibrahim Afellay. Mesfushori i përfaqësueses hollandeze është prezantuar zyrtarisht në klubin spanjoll, pasi ka nënshkruar një kontratë për 4 vjet e gjysëm me Barcelonën. Afellay është transferuar nga PSV Eindhoven për shumën e 3 milion euro dhe klubi holandez do të marrë një përqindje në rast të shitjes së futbollistit. Akordi parashikon gjithashtu edhe marrëveshjen që Barcelona të luajë kundër PSV ndeshjen e qindvjetorit në 2013," shkruhet në faqen zyrtare të klubit spanjoll.
Pasi kaloi ekzaminimet mjekësore, Afellay firmosi kontratën e re me Barcelonën, ndërsa në konferencën për shtyp u shoqërua nga presidenti Sandro Rossell dhe drejtori sportiv Andoni Zubizarreta. "mendoj se ky klub luan futbollin më të bukur në botë. Kur menaxheri më telefonoi dhe më tha se, 'Barcelona është e interesuar për ty, duan të të marrin në skuadër,' i thashë, 'mbylle sa më shpejt, nuk ka nevojë të mendohem," është shprehur holandezi me origjinë marokene. Afellay do të mbajë tek Barcelona fanellën me numër 20, ndërsa debutimi pritet të bëhet në 2 janar.
Eno Skarço