E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Urdhër-arresti/ Borrell: Vladimir Putin duhet të përgjigjet para drejtësisë për krimet e luftës

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për lëshimin urdhër-arrestit për presidentin rus Vladimir Putin.

Borrell e ka cilësuar këtë si “një vendim të rëndësishëm të drejtësisë ndërkombëtare dhe “fillimi i një procesi ligjor ndërkombëtar për ta konsideruar Putinin si përgjegjës”,  transmeton CNN. 

“Rëndësia e krimeve dhe deklarata e ICC-së flasin vetë”, tha të premten Josep Borrell, përfaqësues i lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë.

“Ky është një vendim i rëndësishëm i drejtësisë ndërkombëtare dhe për popullin e Ukrainës. Ne e kemi bërë gjithmonë të qartë në Bashkimin Evropian se ata që janë përgjegjës për agresionin e paligjshëm kundër Ukrainës dhe duhet të sillen para drejtësisë”, u shpreh Borrell.

Ai tha se ky urdhër-arresti është “vetëm fillimi i procesit të përgjegjësisë që duhet të mbajë Rusia dhe zyrtarët e saj për krime lufte në Ukrainë.”

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›