E Diel, 1 Nëntor 2026

Urdhëron Policia: Xhabir Hamiti me përcjelle, i rrezikohet jeta

Xhabir Hamiti përcillet nga Bashkësia Islame e Kosovës nga vendi i punës deri në shtëpi çdo ditë. Kjo për shkak të kërcënimeve publike që ka marrë Hamiti nga Lëvizja Islamike “Bashkohu”.

“BIK urdhërohet që Xhabir Hamitit t’i sigurohet transporti deri në punë dhe anasjelltas nga institucioni ku ai punon, deri në përfundimin e rastit të tij”, thuhet në letrën që Policia e Kosovës i ka dorëzuar sot BIK-ut.

Tashmë brenda Bashkësisë Islame të Kosovës(BIK) kanë dal haptazi dy klane, ajo e Myfiut Naim Tërrnava i cili e ka mbështetjen edhe të partisë islamike LISBA në krye me Fuad Ramiqin, dhe krahu i Xhabir Hamitit i cili ka pas vete një grup imamësh të cilët kritikojnë ashpër për keqpërdorim të pozitës myftiun Tërrnava.

Hamiti aktualisht është profesor i rregullt në Fakultetin e Studimeve Islame, derisa mandatin zyrtar si kryetar i Këshillit të BIK e ka deri me 18 tetor të këtij viti. Pavarësisht kësaj, sot BIK ka zgjedhur kryetarin e ri të këshillit, pasi në mbledhjen e fundit ka marrë vendim për shkarkimin e Hamitit nga ky post./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›