E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kualifikohet Milan, mposht PSV-në

Ekipi i mirënjohur italian Milan është kualifikuar në fazën grupore të Champions League pasi ka mposhtur ekipin holandez PSV Eindhoven me rezultatin 3 me 0. Golat për rossonerët i shënuan nga Kevin Prince Boateng me një dygolësh në minutat 9 dhe 77 dhe Balotelli.

Edhe pse PSV në shumicën e lojës pati posedimin në këmbët e veta nuk arriti të bënte asgjë,sepse Milan e tregoi edhe një herë se është ekip i madh dhe shfrytëzoi përvojën e vet dhe diti ta menaxhojë shumë mirë lojën në çdo detaj. Megjithatë edhe PSV nuk mund të ndahet fare i pakënaqur sepse ata megjithatë do të jenë pjesë e garave evropiane sepse do të jenë pjesë e Europa League.

Ajo çfarë mbetet të shpresohet, është që zyrtarët e klubit, e sidomos trajneri Allegri të mbaj premtimin dhe të bëj përforcime që do të ishin të denja për këtë klub.

Rezultatet nga takimet tjera janë këto: Celtic-Shakhter Karagandy 3-0; Maribor-Plzen 0-1; Real Sociedad-Lyon 2-0 dhe ndeshja e zhvilluar pak më herët, dhe më tutje vazhdojnë: Real Sociedad, Milan, Plzen, Zenit,dhe Celtic.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›