E Diel, 1 Nëntor 2026

Urdhri i Farmacisteve Sistemi ne kaos

Urdhëri i Farmacistëve deklaroi se gjatë vitit 2012 sistemi ynë farmaceutik ka shënuar regres. Kryetari i tij Arjan Jaupllari përmendi problematikat më kryesore të sistemit duke nisur që nga dhënia e shërbimit prej joprofesionistëve e deri tek rreziku prej barnave të fallsifikuara e që rrezikojnë jetën e pacientit.

Kreu i Farmacistëve thotë se për të dalë nga kaosi, ku është zhytur sistemi farmaceutik shqiptar nevojiten reforma të thella.

Sipas kreut të Urdhrit të Farmacistit, i takon strukturave përgjegjëse, Ministrisë së Shëndetësisë Qendrës së Kontrollit të Barnave të zbatojnë detyrat e tyre me qëlim që shërbimi farmaceutik të jetë sipas standardeve.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›