Rama Qeveria ka falimentuar ekonomine

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një konferencë për shtyp të mbajtur pasditen e së mërkurës ka denoncuar falimentimin tërësor sipas tij të tregut në Shqipëri, si dhe grabitjen e pasurive të shqiptarëve nga pushteti aktual që drejton vendin.
Fillimisht Rama e ka vënë theksin tek ekonomia, e cila sipas tij paraqet rënie të vazhdueshme në sektorët kryesorë. “Sot ekonomia reale paraqet rënie të vazhdueshme në sektorët kryesorë. Sot është koha për një kapitull të ri, duke rindërtuar modelin ekonomik”, ka thënë Rama, sipas të cilit vëmendje të veçantë do sistemi energjitik.
“Sektori energjitik është një katastrofë. Koha tregoi se privatizimi i shpërndarjes u zhvillua në një transe të projektuar gabim dhe nuk mund të Ne nuk do ta njohim privatizimin e HEC-eve, konçesionet e kthyera në letra që tregtohen në një treg të zi të interesave politike dhe proçeset e tjera. Klientela e oborrit të pushtetit nuk do ekzistojë pas 6 muajsh
Edi Rama
Kryetar i Partisë Socialiste sillte gjë tjetër sesa pasojat e gabimit. Sot CEZ është e falimentuar me një dëm prej 1 miliard dollarë. Ky dëm shkon tek konsumatori, tek familja e zakonshme dhe tek prodhuesit”, ka thënë Rama.
Sipas tij, edhe privatizimi i HEC-eve po bëhet në kurriz të qytetarëve shqiptarë dhe për këtë arsye, kur PS të vijë në pushtet do të rishikojë proçesin.
“Është privatizuar me humbje vetëm për të futur ca para në arkën e zbrazur të shtetit. Por ajo që ndodh është jo vetëm një dëm 115 milionë eurosh, por edhe një fluks negativ parash. Kjo nuk është proçedurë privatizimi, kjo është grabitje dhe ne nuk do ta njohim privatizimin e 4 HEC-eve”, ka thënë Rama.
“U bëj thirrje ofertuesve, mos shkoni më tutje në këtë proçes. Ne nuk do të lejojmë që këto pasuri të shqiptarëve të grabiten për interesat e qeveritarëve”, ka nënvizuar kreu i PS.
Një tjetër aferë e errët e përmendur nga lideri i opozitës ka qenë ajo e konçesioneve të “shumëtrumpetuara” në energjitikë, të cilat sipas tij nuk u kanë sjellë asnjë përfitim qytetarëve dhe që do të rishikohen me kujdes.
“Konçesionet janë kthyer në letra që tregtohen në një treg të zi të interesave politike. Ne do t’i zhbëjmë konçesionet korruptive. Edhe konçesioni i hidrokarbureve do të ribëhet. Dëmi vjetor nga ky konçesion është 15 milionë euro në vit, ose 150 milionë në 10 vjet”, ka nënvizuar Rama, i cili ka paralajmëruar se, “klientela e oborrit të pushtetit nuk do të ekzistojë pas 6 muajsh dhe ata që aktualisht fitojnë pasuritë marramendëse do të përgjigjen”.
Edhe sektori i naftës sipas Ramës është jashtë kontrollit. “Rasti i naftës “virgin” tregoi interesat kriminale ku janë përfshirë institucionet shqiptare. Nafta e nxjerrë nga toka shqiptare shkon në 1 milion ton. Çfarë marrin shqiptarët përmes shtetit? Shuma të papërfillshme. Në këtë vend është provuar standarti i së drejtës sovrane dhe ne do ta vendosim atë. Dëmi që i shkaktohet sot shtetit dhe çdo qytetari shqiptar është 160 milionë dollarë në vit. Në 4 vite mandat qeveritar është 640 milionë dollarë, që i mungojnë buxhetit nga moszbatimi i standartit”, ka nënvizuar Rama.
“Edhe privatizimi i Albpetrol ishte një proçes i errët. U deklarua një shifër e bujshme, por që s’ishte e besueshme. Por sot Albpetrol nuk është as i privatizuar, as i shtetit. Është thjesht një strukturë që lidhet me një pjesë të rëndësishme të pasurisë së shqiptarëve, ku vidhen 100 mijë ton naftë në ditë. 15 milionë dollarë dëm në ditë. Dëmi i 8 viteve qeveri është 400 milionë dollarë. Po ashtu, edhe ARMO është një aset i shpërdoruar”, ka saktësuar Rama.
Ai ka dhënë garancinë e tij se, “përmes ligjit ne do hyjmë në aferat e kësaj pjese të qeverisë, sa do të habiten gjithë shqiptarët”. Duke u rikthyer tek situata ekonomike, Rama ka vënë në dukje rënien e fuqisë blerëse, që sipas tij përkthehet në borxhe, si dhe ka përsëritur angazhimin e tij për përgjysmimin e barrës fiskale për bizneset dhe heqjen e taksës 10 për qind për barnat.
“Nuk ka dyshim se rilindja duhet të nisë nga rimarrja në dorë e pasurive të shqiptarëve. Sot jemi në kushtet ku çdo forcë opozitare duhet të mendojë për rotacionin politik. Duhet të garantojmë pesëmarrje masive në votime për të kapërcyer çdo mal manipulimesh”, ka shtuar Rama në konferencën për shtyp.