E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urdhri i Obamës vë në siklet Romnin

Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Mit Romni, ka refuzuar të thotë nëse do të përmbysë ose jo politikën e re të presidentit Barak Obama, që u lejon disa emigrantëve të paligjshëm të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara.

Urdhri i Obamës e ka vënë Romnin në pozitë të vështirë, duke e detyruar atë të vendosë ndërmjet votuesve të armiqësuar dhe zemërimit të shumicës së republikanëve konservatorë.

Romni është pyetur tre herë gjatë intervistës pë CBS-në nëse do të përmbysë urdhrin ekzekutiv, por ai ka refuzuar të japë përgjigje direkte.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen në muajin nëntor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›