Jemen, vritet komandanti i ushtrisë

Njëri nga komandantët kryesorë të ushtrisë së Jemenit është vrarë sot nga një sulm në qytetin e Adenit.
Gjenerali Salem Ali Katan ka udhëhequr ofensivën kundër rrjetit terrorist të Al Kaidës.
Ofensiva ka detyruar grupet militante të tërhiqen nga disa qytete dhe fshatra në krahinat jugore, të cilat kanë qenë nën kontrollin e militantëve që prej vitit të kaluar.
Në këtë ofensivë njëmujore janë vrarë qindra persona, përfshirë militantë të Al Kaidës, ushtarë, policë dhe civilë.