Nis mbledhja e Komisionit për Territorialen, PD bojkoton seancën

Askush prej grupit parlamentar të Partisë Demokratike nuk është paraqitur në komision, e parë kjo si një bojkot nga ana e tyre, pavarësisht se në këtë komision ka barazi të plotë mes mazhorancës dhe opozitës.
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale është mbledhur sot për herë të parë pas marrjes së miratimit në Kuvend më 27 tetor.
Askush prej grupit parlamentar të Partisë Demokratike nuk është paraqitur në komision, e parë kjo si një bojkot nga ana e tyre, pavarësisht se në këtë komision ka barazi të plotë mes mazhorancës dhe opozitës.
Seanca e parë e Territoriales për drejtohet nga kryetari i PS-së Arbjan Mazniku ndërsa bashkëkryetari i PD-së, Luçiano Boçi mungon. Prezent në sallë ndodhen përfaqësues të opozitës, Vangjel Dule dhe Edmond Haxhinasto.