E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urgjencat udhetim me mushke drejt spitalit

Gjate dites se sotme jane shenuar edhe dy emergjenca te tjera shendetesore. Ajo me problematikja ka qene ne fshatin Trektan te komunes Fajza ne rrethin e Hasit ku nje 47 vjecar ka udhetuar per afro kater ore me mushke per tu transportuar me pas nga mjetet e ushtrise ne Spitalin Rajonal te Kukesit.

Behet fjale per banorin Naim Tobli i cili vuante nga apendiciti ku fale ndihmes se banoreve dhe ushtrise ka mberritur ne Kukes ne oren 1200. Ai ishte nisur qe ne oren 8P00 te mengjesit.

Ky fshat ka nje distance prej 22 km nga rrethi i Kukesit dhe ne qytetin e Krumes mungon stafi mjekesor per nderhyrje kirurgjikale per operacione te tilla.

Nje tjeter situate emergjence shendetesore eshte shfaqur ne fshatin Krenxe te komunes Shtiqen vetem 7 km large qytetit por banoret kane nxjerr te semurin per afro 4 km ne kembe dhe me pas nje mjet i ushtrise i ka ardhur ne ndihme. Sipas informacioneve spitalore te dy pacientet jane jashte rrezikut per jeten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›