Revolucioni dixhital, shërbimi i ri “Denonco Kadastrën” ndihmë për qytetarët

Nga sot është gati platforma “Denonco Kadastrën”, ku të gjithë qytetarët mund të dërgojnë problemet e tyre lidhur me këtë institucion.“Revolucioni Digjital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet në ndërkohë me rritjen e presionit Antikorrupsion mbi Kadastrën.
Dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë”, shkruan Rama.