Uria kërcënon botën, pritet zgjidhja mes delegacioneve për grurin e Ukrainës

Konflikti i armatosur mes Ukrainës dhe Rusisë përtej pasojave ekonomike në të gjithë botën ka sjellë me vete edhe rrezikun e një krize të urisë, ku miliona njerëz do të vdesin nëse nuk gjendet shpejt një zgjidhje. Sytë e botës janë kthyer nga tonaletat e grurit të bllokuar në portet e Ukrainës, të cilat autoritetet atje akuzojnë Rusinë.
Megjithatë falë një marrëveshje me ndërmjetësimin e Turqisë është arritur dakordësia që anijet e huaja të hyjnë në portë dhe të marrin një pjesë të grurit. Lidhur me zhbllokimin e tij sot delegacionet nga Ukraina, Rusia dhe Turqia do të takohen me zyrtarë të OKB-së në Stamboll për të diskutuar një marrëveshje të mundshme për të rifilluar eksportet e sigurta të grurit të Ukrainës nga porti kryesor i Detit të Zi, Odesa, teksa kriza globale e ushqimit vijon të përkeqësohet.
Të paktën 44 milionë njerëz mbështeten tek gruri i Ukrainës për t’u ushqyer dhe sot po përballen me zinë e bukës ku më problematike është Lindja e Mesme dhe Afrika.
/rtsh.al/