Zemëratë në Sri Lanka, protestuesit futen me forcë në Kryeministri, policia hedh gaz lotsjellës

Pas largimit të Presidentit, qytetarët në Sri Lanka po protestojnë sot (13 korrik) përpara Kryeministrisë duke kërkuar largimin e Ranil Wickremesinghe.
Ky i fundit sipas BBC, ka deklaruar se do të tërhiqet sapo të krijohet një qeveri e përkohshme gjithëpartiake pas largimit të Rajapaksas, por qytetarët duan largimin e tij të menjëhershëm. Protestuesit po përpiqen të futen me forcë në zyrën e Kryministrit, ndërsa policia po hedh gaz lotësjellës.
Kujtojmë se Presidenti Gotabaya Rajapaksa është arratisur me avion ushtarak në Maldive me gruan dhe dy zyrtarë të sigurisë, pas futjes së protestuesve në rezidencën e tij.
/rtsh.al/