E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Urimi i Vilma Mirakës me poezinë nga libri “Princi i Vogël”: Dashuria nuk humbet kur dhurohet, por përkundrazi, shtohet

TIRANË, 1 janar /ATSH/ Vilma Miraka, vajza e Sokol Mirakës, i internuar familjarisht nga diktatura komuniste për motive politike më 17 korrik të vitit 1945 në kampet e Beratit, Tepelenës e të Lushnjës (Savër, Gjaze), ka zgjedhur një urim të veçantë për të uruar kolegët e saj në AIDSSH (Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit).

Vilma ka zgjedhur një poezi nga libri “Princi i Vogël”, i autorit francez Antoine de Saint-Exupéry, “që ia mësoi Sokoli, i ati, në internim, që mos i helmohej mendja nga përrallat me armiq”.

“Sokoli i lexonte fëmijëve poezi në italisht, mes tyre dhe Princin e Vogël, që Vilma na e solli sot, të përkthyer, për të uruar kolegët e saj në AIDSSH me mesazhin “Dashuria nuk humbet kur dhurohet, por përkundrazi, shtohet”, shkruan AIDSSH.

“Me dashtë

është me ditë

se koha

nuk ndrron,

as stuhit

në dimrat

e mi.

Me dhënë dashni

nuk e shpërdorohet dashnija, e kundërta

e shton.

Mënyra me e këmby dashnin, është me hap zemrën e me lanë me të dashtë.

– Kuptova, tha drandofilija

– ⁠Mos kupto, jetoje, tha Princi i Vogël.

/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›