Urimi në Mitrovicë i njëjti- bashkimi i qytetit

Në qytetin e Mitrovicës festa e Vitit të Ri u prit pa ndonjë organizim të mirëfilltë
Në këtë qytet nuk u shënua në ndonjë mënyrë të veçantë.
Bashkimin në këtë qytet edhe për festë, e bëjnë vetëm urat e pak shfrytëzuara.
“Shpresojmë se vitin tjetër do të bashkohet ky qytet dhe të largohen strukturat paralele”, uron një qytetar i Mitrovicës në KTV.
“Vitin tjetër bashkim dhe punë më shumë për të rinjtë” thotë një tjetër.
Në urën që lidh veriun me jugun e Mitrovicës janë lëshuar një masë e madhe fishek zjarresh në orën 12./Indeksonline/