Urren filmat e saj
Nga Express më 23 maj 2011 në ora 10:21
Aktorja fituese e Oskarit, Charlize Theron, ka thënë se nuk i pëlqen që t’i shikojë filmat ku ajo aktron.
Bukuroshja 35-vjeçare ka deklaruar se e ka të vështirë që ta shohë veten në ekran.
“Urrej ta shoh veten në ekran. Kur e bëra ‘Monster’ nuk ishte shumë keq, sepse nuk dukesha si Charlize Theron”, ka thënë aktorja jugafrikane.