E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urso: Shqipëria, kandidate potenciale për Botërorin

Altin Manallari

Europiani i peshëngritjes

Presidenti i EWFED: Tifozllëku më mahniti, festova dhe unë për triumfin e Daniel Godellit

Antonio Urso, presidetni i federates Europiane te peshengritjesAntonio Urso, njeri shumë i thjeshtë, shumë interesant, i kudondodhur, që nga pedanët e deri te shkallët mes publikut, preferon të mos demonstrojë se është ai njeriu numër një i Federatës Europiane të Peshëngritjes, presidenti i saj, automatikisht edhe organizatori kryesor i këtij evenimenti historik në Shqipëri si Europiani i Peshëngritjes për të Rritur. Në kontaktin e parë nuk ngurron të shprehë se ka mbetur i mahnitur nga mikpritja e shqiptarëve dhe organizmi që është bërë për kampionatin kontinental. E vlerësoj me notat maksimale mënyrën e organizimit të Europianit në Shqipëri, shprehet Urso. Që nga dita e parë deri tani është i shkëlqyer. Gjithçka është një promovim mbresëlënës i këtij vendi në arenën ndërkombëtare. Nuk e mohoj, që jam ndier i befasuar. Por për numrin një të Federatës Europiane të Peshëngritjes, kjo përshtypje nuk mbaron me kaq. Por ajo i hap vendit tonë një derë akoma edhe më të madhe. Me këtë organizim tregoi se është në gjendje të organizojë në një të ardhme jo shumë të largët edhe Kampionatit Botëror të Peshëngritjes, thekson drejtuesi i lartë i qeverisë europiane të peshëngritjes. Korrektësia dhe puna e madhe që FSHP me Elez Gjozajn në krye janë gjërat që më kanë rënë më shumë në sy. Mikpritja dhe tifozlliku i jashtëzakonshëm, që pashë në Asllan Rusi dhe që nuk e kam parë askund tjetër, më bëri edhe mua të bëj tifozllëk për Daniel Godellin. Me këtë që ka bërë, Shqipëria ka shlyer imazhin e saj negativ (lë të nënkuptohen rastet e shumta të dopingut). Ajo tashmë është mes federatave të preferuara jo vetëm nga ne, por edhe nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes. Medalja e Godellit nuk është e vetmja e artë që Shqipëria ka marrë deri tani, pasi e dyta është për organizimin dhe e treta është shumë pranë, organizimi i Botërorit të peshëngritjes, përfundoi Antonio Urso.

Urso: Shqipëria, kandidate potenciale për Botërorin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›