E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historike, Shqipëria mes 48-të më të mirëve

Altin Manallari

Rekord i përfaqësueses në klasifikimin e FIFA-s, ku ngjiti 16 vende brenda 31 ditëve të fundit

Altin Manallari

Futbollistet e kombetares ne stervitje para ndeshjes, ne sfond tifozet kuqeziIshte paralajmëruar 24 orë më parë nga klasifikimi paraprak, por është konfirmuar gjatë ditës së djeshme: Kombëtarja shqiptare e futbollit ka bërë një kapërcim rekord historik në renditjen e FIFA-s, duke ngjitur plot 16 shkallë njëherësh për muajin prill dhe është pozicionuar në vendin e 48-të. E gjitha kjo është një arritje e jashtëzakonshme e kuqezinjve, që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Dhe asgjë nuk vjen rastësisht: Dy fitoret e fundit radhazi, 1-0 në eliminatore ndaj Norvegjisë në Oslo dhe 4-1 në miqësoren me Lituaninë në Tiranë, kanë mundësuar këtë arritje, që  ka shpërblyer të gjithë shqiptarët, të cilët mund ti shikojnë më qartë frytet e këtyre kohëve, ku një meritë e madhe i shkon trajnerit Xhani De Biazi. Nën drejtimin e tij, Kombëtarja jonë renditet aktualisht në vendin e dytë të Grupit E eliminator, pas Zvicrës, kur ka luajtur vetëm 5 ndeshje zyrtare dhe kanë mbetur edhe po aq deri në fund, me shpresën e ëndrrës së madhe për të shkuar në Botërorin Brazil 2014. Vetëm një muaj më parë, Kombëtarja jonë klasifikohej e 64-ta në renditjen e FIFA-s, që u cilësua një ecuri pozitive e kuqezinjve. Aktualisht me 596 pikë të grumbulluara, kuqezinjtë tanë fiksojnë një pozicion historik, ku kemi lënë pas një nga rivalët e grupit tonë eliminator, Slloveninë, finaliste në Europianë dhe Botërorë, e cila për momentin pozicionohet e 55-ta për muajin prill, gjithsesi duke përmirësuar me një vend klasifikimin e saj personal. Të vetmit rivalë të të njëjtit grup që duhet ti shikojmë nga poshtë lart janë Zvicrën e vendit të 15-të dhe Norvegjinë e vendit të 30-të. Humbja ndaj nesh i ka shkaktuar zbritjen me një pozicion skuadrës norvegjeze, e cila duket se këtë e ndien vetëm si goditjen e parë, që pritet të pasohet shumë shpejt me një klasifikim akoma edhe më të keq në muajin pasardhës. Përveç Shqipërisë, një ngjitje rekord në këtë renditje ka bërë edhe Islanda, e cila kapërcen plot 19 vende, duke u pozicionuar në vendin e 73-të me 469 pikë. Ngjitje e rëndësishme mund të konsiderohet edhe ajo e Qipros, e cila përmirëson klasifikimin e saj më 10 vende, dhe aktualisht e shikon veten të 123-ën. Për tiu rikthyer klasifikimit Rekord të Shqipërisë, një gjë e tillë ka shtuar gjithnjë e më shumë shpresat se, nëse kuqezinjtë do të mund të ruajnë një pozicion të tillë në renditjen e FIFA-s, e kanë thuajse të sigurt kalimin në një vazo më lart. Por për një gjë të tillë llogaritë më të qarta do të mund të bëhen vetëm në fund të eliminatoreve të Botërorit 2014, që pritet të zhvillohet në Brazil. Ndërkohë, dhjetëshja e parë e kësaj renditjeje botërore përbëhet nga emra të mëdhenj të futbollit, me Spanjën në vend të parë me 1428 pikë, e ndjekur nga Gjermania e Argjentina. Surpriza e vërtetë e dhjetëshes së parë është Kroacia që ngjit plot 5 shkallë duke mbajtur vendin e katërt me 1191 pikë. Dhjetë pozicionet e para kompletohen nga Portugalia, Kolumbia, Anglia, Italia, Holanda e Ekuadori, ndërsa Brazili po kalon një nga periudhat më të errëta të historisë së futbollit, pasi e shikon veten në vendin e 19-të të klasifikimit.

Renditja e FIFA-s

Skuadra    Pikë

1. Spanja  1538

2. Gjermania    1428

3. Argjentina   1292

4. Kroacia 1191

5. Portugalia   1163

6. Kolumbia     1154

7. Anglia  1135

8. Italia  1117

9. Holanda 1093

10. Ekuadori    1056

———————

47. Kosta Rika  606

48. SHQIPËRIA   596

49. Uellsi 589

Historike, Shqipëria mes 48-të më të mirëve burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›