Uruçi merr kërcënime me vdekje pas largimit nga partia
Ish- Sekretari për Ekonominë dhe president i Asamblesë së AK për kryeqytetin thotë se pas largimit nga partia ka marrë kërcënime. Në një intervistë për Shqiptarja.com, Dashamir Uruçi thotë se në AK është shkelur demokracia e brendshme dhe partia është monopolizuar nga kryetari Kreshnik Spahiu.
Unë jam befasuar nga tronditja e opinionit publik përsa i përket aktit tonë politik. Ka pasur mesazhe të pafundme, konsiderata, natyrshëm në këtë masë të madhe njerëzish të interesuar se çfarë ka ngjarë, ka pasur intelektualë, politikanë, por edhe rrugaçë. Përsa u përket kërcënimeve në këtë parti, që burojnë nga partia, është e vërtetë. Kemi pasur kërcënime. Mua personalisht më është bërë një kërcënim me jetë, të cilin e kam denoncuar pranë strukturave të policisë së shtetit, thotë Uruçi.