Vidhet banesa e Erion Veliajt, autorët marrin dy laptop-ë dhe bizhuteri
Banesa e Sekretarit për Rininë dhe Emigracionin pranë Partisë Socialiste, Erion Veliaj, është vjedhur të premten.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja Panorama.
Banesa, ku Veliaj jeton me juristen Ajola Xoxa, ndodhet në rrugën Hoxha Tahsin, në katin e fundit të një pallati shtatëkatësh.
Autorët kanë marrë 2 laptop-ë dhe bizhuteri.
Policia po heton edhe për mundësinë e një vjedhje të qëllimshme.
Vetë Veliaj dhe Xoxa kanë raportuar në polici se mund të jetë edhe vjedhje e qëllimshme./ep