E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Uruguai/ Thahet rezervuari, miliona qytetarë mbesin pa ujë të pijshëm nga rubineti

Më shumë se gjysma e 3.5 milionë qytetarëve të Uruguait nuk kanë më akses në ujin e rubinetit.  Uji në rezervuarin që furnizon kryeqytin Montevideo është në nivelin më të ulët historik dhe rrezikon të shterojë.  

Tashmë autoritet po punojnë në garë me kohën për vendosjen e tubave prej 13.3 kilometrash për të transferuar ujin nga lumi San José në Santa Lucía, impiantin e vetëm që ka furnizon me ujë kryeqytetin që nga shekulli i 19-të. 

Pas tre vitesh të njëpasnjëshme thatësire, për të shmangur mungesat në ujë, furnizuesi shtetëror i ujit, u detyrua në fillim të vitit të shtojë gradualisht ujë të njelmët nga grykëderdhja e Rio de la Plata.

Por, shtimi i kripës e bëri ujin të papërshtatshëm për tu përdorur, pasi i ndryshoi shijen e aromën, dhe tashmë qeveria vendosi të ndërtojë një tubacion për të marrë ujin e lumit San José.

Deri në përfundimin e projektit qeveria vendosi të përjashtoi nga taksat shishet e ujit dhe ka njoftuar se do t’i sigurojë ato falas për më shumë se 500,000 njerëz.

Presidenti Luis Lacalle Pou ka fajësuar qeverinë e mëparshme, e cila qëndroi në pushtet nga viti 2005 deri në 2020, se nuk kishte investuar siç duhet në infrastrukturën e ujit.

Gazetar: Artur Mata

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›