Ushtarët izraelitë vranë aksidentalisht një hebre
Ushtarët izraelitë kanë vrarë një hebre në bregun e pushtuar perëndimor, duke thënë se e kanë ngatërruar atë si një militant palestinez.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se trupat në një pikë kontrolli pranë qytetit të Hebronit hapën zjarr mbi makinën e tij për shkak se ajo ishte duke ecur shpejt dhe në mënyrë të dyshimtë.
Dy persona të tjerë që ndodheshin në veturë janë plagosur.