E Diel, 1 Nëntor 2026

Dalje nga Eurozona por jo nga BE-ja

Gjermania ka përgatitur një projekt për daljen e shteteve të Bashkimit Europian nga Eurozona.

Partia socialdemokrate e Angela Merkel, ka përpiluar një projekt zgjidhjeje, që parashikon mundësinë e daljes nga zona euro të një vendi anëtar, pa qenë e nevojshme largimi nga BE.

Sipas referimeve të së përditshmes ekonomike gjermane Handelsblatt, projekti, i cili do të diskutohet në kongresin e partisë javën e ardhshme , parashikon se nëse një shtet anëtar Bashkimit monetar, nuk është në gjendje apo i aftë të respektojë rregullat e përbashkëta, mund të largohet lirshëm nga eurozona, duke qëndruar në BE. Statusi i këtyre vendeve të BE nuk do të ndryshojë.

Sipas gazetës gjermane, eurodeputeti Markus Pieper, ka thënë se strategjia e përdorur deri tani, duke mbrojtur çdo milimetër të eurozonës, është shumë e kushtueshme për Gjermaninë. Sipas tij, eurozona duhet të kthehet më fleksibël.

Burime të ndryshme tregojnë se kancelarja Merkel, po diskuton me disa anëtar të Eurozonës për tu kërkuar nëse kanë ndërmend të largohen nga monedha euro. Por ky pozicionim i partisë së Merkel, ndeshet me kundërshtimin e presidentit të Komisionit Europian, Jose Manuel barroso.

Sipas kreut të Komisionit, BE dhe Eurozona janë të pandara dhe shkojnë së bashku.

Barroso ka theksuar se sapo të kalojë kriza aktuale, objektivi I BE nuk është ai i rindërtimit të status quos, por vijimi drejt diçkaje të re dhe më të mirë, drejt një bashkimi të stabilitetit dhe solidarizimit.

Nëse do të mjaftonte vullneti politik ka thënë Barroso, BE do të jetë fuqia më e madhe emergjente në botë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›