E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtari amerikan pranon se ka vrarë 1626

Si kontrollor i aeroplanëve pa pilot në forcat ajrore në ushtrinë e SHBA-së, 27 vjeçari Brendon Brajant, pranon se është fajtor për vrasjen e 1626 personave, transmeton NetPress.

Ai para mediumeve amerikane, haptazi shpjegoi dhe pranoi se ka qenë kontrollor i aeroplanëve pa pilot nga viti 2006 e deri në vitin 2011 dhe gjatë kësaj periudhe ka vrarë njerëz të pafajshëm. Gjithashtu thotë se para se të vendoset në pozicionin e bazës ajrore “Nelis” në Nevada, ka marrë pjesë në trajnim tre mujorësh. Të gjitha fluturimet kanë përfunduar në Bagdad të Irakut.

Brendon gjatë takimit me mediat, ka pranuar se e ka humbur ndjenjën e vlerës njerëzore. Para tyre ka pranuar se njëherë nuk ka ndjerë fajësi që ka vrarë njerëz të këqij, por pranon se ka pasur situata kur janë vrarë njerëz për të cilët nuk ka pasur asnjë dëshmi se janë fajtorë.

Në rrëfimin e tij, ai gjithashtu thotë se në ekranin që e ka kontrolluar, ka mundur ta sheh agoninë e fytyrave të cilët i ka vrarë. I ka shikuar se si ka rrjedhur gjaku deri sa kanë vdekur.

Brendon thotë se ka qenë e tmerrshme, sepse nëpërmjet kamerave ka mundur të sheh se si vdesin njerëzit para syve të tyre./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›