E Diel, 1 Nëntor 2026

Washingtoni dhe Berlini me të njëjtat kushte për Serbinë

Dakordimi për zbatimin e marrëveshjes së arritur ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të arrihet më lehtë pas inkuadrimit të sërishëm aktiv të diplomatëve amerikanë në këtë proces.

Vetëm pas zbatimit, Serbia mund të llogarisë të marrë datën për negociim me BE-në, tha për gazetën beogradase Blic një burim i afërt me administratën e Washingtonit, duke shtuar se në “foto-finish të vendimit të Gjermanisë dhe Këshillit të Evropës për dhënien e datës, sërish do të inkuadrohet ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker. “Vendimi për datën për Serbinë nuk do të jetë në kundërshtim me qëndrimin e SHBA-së, por është e dukshme që në këtë moment Berlini dhe Washingtoni dërgojnë porosi identike: zbatimi i marrëveshjes është çështje kyçe.

Washingtoni mbështet integrimet evropiane të Serbisë dhe Kosovës, por kërkon ndryshime në terren të cilat Beogradi ende nuk është në gjendje t’i zbatojë. Akom anuk është zbatuar as marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve prej një viti e gjysmë, ose ajo për lirinë e lëvizjes, kurse BE-ja pret edhe zbatimin e marrëveshjeve të reja, shkruan Blici.

Sipas ish-ambasadorit serb në Berlin, Ognjen Pribićević, për Amerikën është me rëndësi të madhe që Serbia të vazhdojë rrugën drejt integrimeve evropiane, por para kësaj dëshiron ta sigurojë pavarësinë e Kosovës./Indeksonline/   

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›