Ushtria e Ukrainës pretendon se ka rrëzuar një dron iranian të përdorur nga Rusia

Ushtria e Ukrainës, për herë të parë, pretendoi se u përball me një dron vetëvrasës të furnizuar nga Irani, që u përdorur nga Rusia në fushën e betejës. Kjo tregon thellimin e lidhjeve midis Moskës dhe Teheranit. Për pasojë marrëveshja bërthamore e Republikës Islamike me fuqitë botërore, tashmë varet në “fije të perit”.
Inteligjenca amerikane paralajmëroi publikisht në korrik se Teherani planifikoi të dërgonte qindra dronë me bomba në Rusi, për ta ndihmuar në luftën e saj kundër Ukrainës. Irani fillimisht e mohoi atë. Kreu i Gardës Revolucionare paraushtarake është mburrur ditët e fundit për armatosjen e fuqive më të larta botërore.
Drejtoria e Komunikimeve Strategjike e Ushtrisë së Ukrainës publikoi imazhe e një droni të shkatërruar. Ai i ngjante një trekëndëshi në formë delte, një dron iranian i njohur si Shahed, ose “Dëshmitari”. Trupat ukrainase u ndeshën me dronin pranë Kupiansk, në mes të ofensivës që Kievi ka ndërmarrë, duke goditur linjat ruse rreth Kharkiv në frontin lindor.
Droni Shahed ishte rrëzuar nga forcat ukrainase dhe nuk kishte shpërthyer në përplasje, siç është edhe qëllimi i projektimit. Një mbishkrim në dron e identifikoi atë si një “M214 Gran-2”, i cili nuk gjendet në armatimin rus. Apnews
/rtsh.al/