Scholz telefonon Putin: Gjeni zgjidhje për armëpushimin dhe tërhiq trupat ruse nga Ukraina

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentit rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një telefonatë pas 4 muajsh ‘heshtje’ mes tyre.
Në fokus të bisedimeve ka qenë gjetja e një zgjidhje diplomatike për konfliktin në Ukrainë bazuar në një armëpushim dhe tërheqjen e plotë të trupave ruse sa më shpejt të jetë e mundur.
Në telefonatën 90-minutëshe, Scholz theksoi nevojën për të garantuar sigurinë e termocentralit bërthamor Zaporizhia në Ukrainë dhe i bëri thirrje Putinit që të vazhdojë të zbatojë plotësisht marrëveshjen e grurit të mbështetur nga Kombet e Bashkuara.
“Kancelari theksoi se çdo hap i mëtejshëm i aneksimit rus nuk do të mbetet pa përgjigje dhe nuk do të njihet në asnjë rrethanë”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane në një deklaratë, duke shtuar se Scholz dhe Putin ranë dakord të qëndronin në kontakt.
/rtsh.al/