Ushtria izraelite bombardon tunelet e fshehta të Hamasit
Gaza -Ushtria izraelite bëri të ditur sot se ka bombarduar më shumë se 40 tunele që lidhin Rripin e Gazës me shkretëtirën e Sinait të Egjiptit. Forca ajrore ka sulmuar më shumë se 40 tunele të zbuluara në anën e kufirit të Gazës. Ne besojmë se këto tunele janë përdorur për futjen kontrabandë të armëve, eksplozivit dhe ndonjëherë të personave për t'u trajnuar për misione terroriste në vendet e tjera në rajon. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e ushtrisë, Avital Leibovitch.